Mohamed Tadjadit është fort i zënë këtyre ditëve. Në kohën kur po hyjnë në vitin e dytë protestat mbarëpopullore, ish i burgosuri politik po kërkohet gjithandej. E kërkon puna.
Ndërmjet pjesëmarrjes në tubime solidariteti me të tjerët që ende mbahen në burg, pjesëmarrjes në përgatitje të protestave të përvjetorit dhe dhënies së intervistave për media, ai nganjëherë ndalet prej njerëzve që dëshirojnë të fotografohen me të.
“I urrej fotografitë, ndihem sikur ndaj një pjesë të shpirtit”, thekson poeti 26 vjeç. “Por më duhet të fotografohem. Ne duhet t’i mbajmë njerëzit të motivuar”.
Por nuk është gjithmonë kështu.
“Po orvatem t’ia dal”
Para protestave të përjavshme që nisën në fundshkurtin e kaluar, si kundërvënie ndaj vendimit se presidenti Abdelaziz Bouteflika do të kërkonte mandatin e pestë, Tadjadit po punonte si shitës pemësh dhe nuk kishte kushedi çfarë interesimi për politikën.
Edhe
Një histori dashurie turke, me burg, poezi dhe një aventurë me avion
“Po orvatesha t’ia dilja”, e pranon me hezitim ai, me një që reflekton njëfarë sikleti.
Ai u lind dhe u rrit në Casbah të Algjerisë, megjithëse familja e tij ishte zhvendosur në periferi të kryeqytetit, kur ndërtesa në të cilën po jetonin do të shembej para dy vjetësh... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)