Mykhailo Podolyak, këshilltari i shefit të zyrës së presidentit së Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se opsion i vetëm i mbetur për negociatat me Rusin janë vijat e frontit, në zonën jugore të Ukrainës.
Ai shkroi të hënën në Twitter se nuk ka mbetur zgjidhje tjetër pos vazhdimit të bombardimeve, derisa me ironi shtoi se “negociatat po shkojnë mirë”, duke aluduar në sulmet ukrainase.
“Sot, opsioni i vetëm i mundshëm për negociatat me Rusinë po kryhet nga një delegacion i posaçëm, në drejtimet jugore dhe ato tjera të vijës së frontit. ‘Negociatat’ po shkojnë mirë. Presim ‘kompromise’ të reja në formën ‘e gjesteve të vullnetit të mirë’”, shkroi Podolyak.
Gjatë së hënës kanë vazhduar luftimet mes dy palëve.
Bombardime të furishme u regjistruan në Kherson e në Melitopol.
-
Negociatat paqësore mes Ukrainës e Rusisë janë ndërprerë
-
S’ka marrëveshje për nisjen e bisedimeve mes Putinit dhe Zelenskyt
-
Zelensky thotë se Evropa duhet të zgjedhë negociator për bisedime të mundshme me Rusinë
-
Zelensky: Rusia po heziton për një rund të ri bisedimesh
-
Zelensky: Tani më shumë se kurrë ka shans për paqe