Një iranian u arrestua në Gjermani në fillim të këtij viti dhe tani është paditur me akuzën për planifikimin e një sulmi islamist duke përdorur ricin ose cianid, kanë thënë prokurorët gjermanë të mërkurën.
26-vjeçari u arrestua në janar bashkë me vëllain e tij në rajonin Ruhr.
Prokurorët thanë se ai akuzohet se po përgatiste një akt dhune dhe terrorizmi, raportoi AP.
Kurse, akuza kundër vëllait të tij i cili fillimisht ishte i dyshuar si i përfshirë, u hodh poshtë për shkak të provave të pamjaftueshme.
Prokurorët shpjeguan se 26-vjeçari kishte vendosur në tetor ta kryente sulmin në linjë me ideologjinë e grupit të Shtetit Islamik duke shpërndarë ricin ose cianid, me qëllimin që të vriste sa më shumë persona të ishte e mundur me kimikatet.
Edhe
Gjermania arreston një iranian, dyshohet se po planifikonte sulm me kimikate
Edhe sasi të vogla të ricinit mund të vrasin një person nëse hahet, injektohet apo thithet.
I dyshuari thuhet se ka qenë në kontakt përmes shërbimeve të mesazheve me ekstremistë të cilët i dhanë instruksione se si të krijonte kimikatet shpërthyese.
-
Tre të arrestuar në Gjermani, po përgatisnin sulm ekstremist
-
I riu arrestohet në Gjermani, po planifikonte sulm me bomba
-
Qëndroi në gatishmëri për dy vjet për kryerje të sulmeve terroriste - arrestohet irakiani në Gjermani
-
Policia gjermane arreston një person, po planifikonte sulm terrorist në tubimin pro-Izraelit