Rezervati i rëndësishëm ekologjik në jug të Kilit është nën kërcënim të madhe nga zjarret që deri më tani kanë bërë shkrumb e hi 1 mijë e 200 hektarë të kësaj zone.
Zjarri që ka nisur më 25 janar, ka kërcënuar parkun kombëtar të Kilit, i pasur me ekosistem dhe biodiversitet. Zjarri ka arritur deri në zonat kufitare të Kilit. Qeveria ka nisur aksionin për kontrollin dhe shuarjen e zjarrit.
Ministria e Pylltarisë në Kili, ka bërë të ditur se zjarri është përhapur me shpejtësi shumë të madhe sesa zakonisht shkaku i një lloji të veçantë të pishës. Ministria ka bërë të ditur se pishat e parkut nxisin një formë të flakëve që në të njëjtën kohë shpërndahen horizontalisht dhe vertikalisht.
Parku Kombëtar është territor i vendasve të lashtë në Patagoni, një prej pyjeve më të ruajtura në botë.