Ministria britanike e Mbrojtjes ka njoftuar se pilotët rusë dy herë kanë bombarduar fshatrat e kontrolluara nga forcat e Moskës për shkak se ishin të lodhur dhe të keqstërvitur.
Sipas informacioneve të fundit të inteligjencës britanike, tri fshatra në Luhanskun e pushtuar, janë bombarduar nga forcat ruse mes 2 dhe tetë janarit.
Në njërin fshat janë plagosur katër civilë dhe gjashtë shtëpi janë shkatërruar si pasojë e bombardimeve nga pilotët rusë.
Inteligjenca britanike ka njoftuar se një fshat rus është evakuuar shkaku i dëmeve të shkaktuara nga raketa e aeroplanit rus.
Inteligjenca britanike ka thënë se pilotët rusë janë aq të lodhur sa kanë dështuar në taktikat gjatë misioneve.
Në dy incidente, pilotët rusë kanë përdorur tepër armatim, duke plagosur dhjetëra persona në qytetin kufitar të Belgorodit në prillin e vitit të kaluar.
-
Bombardimi i Luhanskut, Rusia pretendon se Ukraina vrau 5 civilë
-
Evakuim i pjesshëm pas sulmeve në një bazë ushtarake pranë Shën Petersburgut
-
Pesë të plagosur, përfshirë një fëmijë, nga një sulm ukrainas pranë Moskës
-
Të paktën 22 të lënduar si pasojë e sulmeve me dronë në tre qytete ukrainase
-
Forcat ukrainase rrëzuan 130 dronë të lëshuar nga Rusia brenda natës