“Pfizer” pritet të nisë pilot-programin e shpërndarjes së vaksinës së vet kundër COVID-19 në katër shtete të Amerikës, raporton “Reuters”.
Gjiganti farmaceutik amerikan ka lansuar programin e shpërndarjes për vaksinën eksperimentale në katër shtete, duke sfiduar vështirësitë e shpërndarjes për shkak të kushteve të vështira për ruajtjen e vaksinës.
Vaksina e “Pfizerit”, që është treguar më shumë se 90 për qind efikase në të dhënat e para, duhet të mbahet në temperaturë -70 gradë celsius.
“Shpresojmë që rezultatet e pilot-shpërndarjes do të shërbejnë si model për shtetet tjera të SHBA-së dhe qeveritë ndërkombëtare, teksa përgatiten të implementojnë programet e vaksinës anti-COVID”, ka thënë “Pfizer” në një njoftim për media.
Për programin e saj kjo kompani zgjodhi Rhode Islandin, Texasin, New Mexicon e Tennesseen.