Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ekipet e shpëtimit arrijnë te pesëvjeçari që ra në pus në Marok

Ekipet e shpëtimit kanë arritur te pesëvjeçari i cili kishte rënë  në një pus 32 metra i thellë disa ditë më parë në Marok. 

Sipas mediave lokale, Rayan kishte shumë fraktura pasi kishte mbetur i ngujuar për 96 orë.

Specialistët mjekësor kanë mbërritur në vendngjarje, por kanë thënë që e kanë të pamundur ta verifikojnë nëse ai është gjallë apo jo. 

Ekipet e shpëtimit kishin nisur gërmime me duar në tre metrat e fundit, për shkak të mundësisë së rrëshqitjes së dheut.