Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pesë të vdekur pasi stuhia tropikale “Debby” kaplon juglindjen e SHBA-së

Pasojat nga stuhia tropikale "Debby" në SHBA

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën pasi uragani “Debby” goditi Floridan. Ky uragan pritet të sjellë përmbytje të mëdha gjatë ditëve në vijim në pjesë të Gjeorgjisë dhe dy Karolinave.

Qendra Kombëtare e Uraganeve paralajmëroi për kërcënime nga përmbytjet pasi stuhia me lëvizje të ngadalshme pritet të shkaktojë shira të rrëmbyeshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Debby” goditi këtë rajon të SHBA-së të hënën në mëngjes, si uragan i kategorisë një në rajonin Big Bend të Bregut të Gjirit të Floridës, raportoi BBC-ja. 

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka miratuar shpalljen e gjendjes emergjente në Floridë dhe Karolinën e Jugut, duke lejuar ndihmën federale për të koordinuar përpjekjet për ndihmë lidhur me katastrofat natyrore.