Së paku pesë persona kanë mbetur të lënduar pas një sulmi me sëpatë në stacionin qendror të trenave në Dusseldorf të Gjermanisë, ka konfirmuar policia.
Sulmi ndodhi në mbrëmjen e së enjtes rreth orës 21:00.
Dy arrestime ishin bërë menjëherë, ndërsa policia nuk ka përjashtuar mundësinë e përfshirjes edhe të më shumë sulmuesve. Nuk ka raportime për fatalitete.
Policia menjëherë ka rrethuar vendin e ngjarjes.
Dëshmitarët raportohet se kanë deklaruar se kanë parë shumë persona të lënduar në tokë.
Stacioni qendror i Dusseldorfit shfrytëzohet nga së paku një çerek milioni pasagjerë në ditë.
Artikuj të ngjashëm
-
Sulm me sëpatë në stacionin e trenit në Dusseldorf
-
7 të plagosur në Dyseldorf nga një kosovar dhe dy të vrarë në Basel
-
Fatmir H., sulmoi me sëpatë në Dusseldorf, shpresonte ta vriste policia
-
Policia: Sulmuesi me sëpatë në Dusseldorf, i sëmurë mental nga Kosova
-
Policia: Sulmuesi me sëpatë në Dusseldorf, nga ish – Jugosllavia