Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përveç tankeve, Zelensky kërkon nga Perëndimi edhe raketa me rreze të gjatë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, derisa ka falënderuar udhëheqësit perëndimorë për dërgimin e tankeve për të mbështetur luftën kundër Rusisë, ka thënë se ata duhet të dorëzohen sa më shpejt.

Në fjalimin e tij të natës, ai i ka kërkuar Perëndimit të dërgojë në Ukrainë edhe raketa me rreze të gjatë dhe avionë luftarakë.

Komentet e tij erdhën pasi SHBA-ja dhe Gjermania kanë njoftuar se do të dërgonin tanket “Abrams” dhe “Leopard” në Ukrainë.

Kjo nga Rusia është quajtur “provokim flagrant". Zyrtarët rus kanë thënë se çdo tank i dërguar në Ukrainë do të shkatërrohet.

Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitri Peskov, ka thënë se tanket do të "digjen si të gjithë të tjerët”.

Zelensky ka thënë se Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka kërkuar që të bëjnë “përparim në aspekte të tjera të bashkëpunimit të mbrojtjes". /BBC