Disa vende të Europës vijojnë të përballen me pasojat e motit të keq.
Në disa rajone të Kroacisë është aktivizuar alarmi i kuq për shkak të reshjeve të dendura që rrezikojnë përmbytjen e shume zonave.
Në Dalmaci, Likë, Gorski Kotar dhe në disa vende të tjera niveli i reshjeve ka arritur deri në 80 mm. Shumë njerëz janë evakuuar, disa rrugë kryesore janë paralizuar dhe gjithashtu ka pasur probleme edhe me furnizimin e energji elektrike.

Në Bosnje Hercegovinë, afër kufirit me Kroacinë, stuhia e fortë ka shkatërruar një kamp refugjatësh në të cilin gjendeshin rreth 2,000 persona. Në kamp nuk ka as energji elektrike dhe as ujë.
Ndërsa veriu i Spanjës është goditur nga stuhi të forta bore, me një shpejtësi ere deri 120 km/orë, që ka paralizuar qarkullimin në rajonet e Galithias dhe Asturias./vizionplus
-
Kroacia goditet nga një stuhi e fuqishme
-
Rajoni përgatitet për ndryshime të mëdha të motit
-
Bora dhe stuhitë e dimrit shkaktojnë telashe në trafik e në furnizim me energji elektrike në Ballkan
-
Moti i keq godet Kroacinë, era deri në 160 km në orë
-
Dëme nga erërat e forta dhe reshjet e dendura të shiut në Ballkan