Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në Washington

Bora dhe shiu i madh kanë shkaktuar përmbytje në disa pjesë të shtetit të Washingtonit, ndërkaq ka nxitur shqetësime për ortek të mundshëm në male.

Zyrtarët amerikanë kanë bërë të ditur se rruga që lidh lindjen dhe perëndimin e Washingtonit, do të jetë e mbyllur deri të dielën për shkak të kushteve të rrezikshme.

Një bllok apartamentesh është evakuuar pasi u konfirmuan të çarat në muret e ndërtesës si pasojë e rrëshqitjeve të dheut. Shiu i madh pritet të bjerë deri të hënën.

Artikuj të ngjashëm