Botë

Përmbytet një pjesë e Sicilisë në Itali

Balta dhe uji ka përmbytur rrugët e qytetit sicilian të Siracusas si pasojë e motit të ligë që ka përfshirë ishullin italian.

Zjarrfikësit kanë bërë të ditur se kanë kryer 300 operacione për ndihmë të italianëve të ngujuar nëpër shtëpitë e tyre.

Në Siracusa, disa automjete ishin bllokuar nëpër rrugët e përmbytura, por deri më tani nuk është raportuar për të lënduar. Shtëpitë në zonat e ulëta janë dëmtuar rëndë nga përmbytjet. /ap