Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përfundon pa fitues raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Qipron greke

Presidenti konservator, Nicos Anastasiades u rendit në krye të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, shënuar nga një abstenim i konsiderueshëm, i cili do të përballet me kandidatin e së majtës, Stavros Malas për drejtimin e këtij shteti të ndarë prej më shumë se 40 vitesh.

I paraqitur si favoriti kryesor nga sondazhet, presidenti në ikje, 71 vjeç, mundi të fitojë 35,50% të votave kundrejt 30,25% për rivalin Stavros Malas, ish-ministër i Shëndetësisë i mbështetur nga partia komuniste AKEL. Ky rezultat parashikon një raund të dytë më 4 shkurt.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Anastasiades dhe Malas janë angazhuar për rifillimin e bisedimeve për ribashkimin e ishullit mesdhetar.

“Peshorja anon drejt zgjidhjes së problemit qipriot”, deklaroi për median, analisti politik Christophoros Christophorou, duke iu referuar rezultateve të mira të kandidatëve pro-ribashkimit.