Përfaqësuesit e qeverisë së Bashkimit Europian do të mbështesin të enjten masën disiplinore të Komisionit Evropian kundër Italisë, mbi borxhin e saj, sipas dy burimeve të Bashkimit Evropian dhe një dokumenti të verifikuar nga Reuters.
Masa pritet të miratohet këtë javë, pavarësisht nga sinjalet nga Roma, se ajo mund të arrijë objektivat e saj fiskal për vitin e ardhshëm, ashtu siç edhe kërkohet nga Komisioni Europian.
Italia nuk është në përputhje me rregulloret fiskale të BE, që kërkojnë që ajo të zvogëlojë borxhin e saj të tepërt, tha një dokument projektesh të hënën nga delegatët e qeverive të BE në Komitetin Ekonomik dhe Financiar (EFC).
“Në përgjithësi, Komiteti është i mendimit se kriteri i borxhit duhet të konsiderohet se nuk është përmbushur,” thuhet në projekt-dokument.
“Një EDP me borxhe është e garantuar,” përfundon dokumenti, duke iu referuar procesit disiplinor të BE të njohur si Procedura e Deficitit të tepërt. Një zyrtar i BE tha se drafti ishte ende subjekt i ndryshimeve, por konkluzionet e tij nuk ishin të diskutueshme.
Drafti u diskutua pasi qeveria italiane tha të hënën se ajo po i përmbahej qëllimeve të saj kryesore buxhetore, por la hapur mundësinë e përfundimit të objektivit të saj të deficitit. Dokumenti pritet të aprovohet zyrtarisht në një konferencë telefonike nga EFC të enjten, thanë dy burime të BE për Reuters.
Edhe
BE-ja me masë disiplinore ndaj Italisë
Mbështetja formale nga shtetet e BE do të lejojë Komisionin Evropian të rekomandojë hapjen e procedurës disiplinore, në atë që do të ishte një masë e paprecedent që mund të çonte në sanksione financiare.
Deri më tani vendet e eurozonës i janë nënshtruar procedurave disiplinore vetëm për deficitet e tyre të tepërta, por asnjëherë për borxhin e tyre. Asnjë shtet nuk është gjobitur sipas rregullave fiskale të BE.