Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Perandorët e vegjël” të Kinës

Kur kinezi Yang Zheyu mbërriti në Universitetin në Tianjin këtë vjeshtë, për ta filluar vitin e parë të studimeve, ai kishte marrë me vete të gjitha gjërat esenciale. Xhaketën për dimër, fjalorin, katër palë këpucë, pastën e dhëmbëve.

E disa qindra metra larg konviktit të tij, në një tendë ngjyrë kobalti, e kishte të ëmën, të cilën mund ta thërriste kur të donte, për t’i sjellë ushqim, për të blerë sapun apo për ta pastruar dyshemenë e dhomës së re, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”.

“Ndihem më i sigurt kur e di që ajo është këtu”, thotë 18-vjeçari Yang, prej një qyteze në Kinën Qendrore, më shumë se 700 milje larg. “Kurrë më parë nuk kam qenë larg shtëpisë”.

Nëna e tij, Ding Hongyan, fermere, ishte një prej 1.000 prindërve të gjeneratës së vitit 2022, që ishte vendosur në tendë këtë muaj, derisa fëmija i saj t’i përshtatej jetës studentore.

(Më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)