Zgjedhjet e përgjithshme në Serbi janë caktuar të mbahen më 3 prill e në to, pos presidentit të këtij vendi, do të zgjidhen edhe deputetët e rinj dhe kryetarë të shumë komunave.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Serbisë ka bërë të ditur të hënën se në këto zgjedhje do të marrë pjesë edhe lëvizja serbo-ruse “Vkovi”, ka bërë të ditur “b92”.
Në zgjedhje do të marrë pjesë si “Aleanca e Minoritetit Rus - Milena Pavloviq, Pavle Bihali Gavrin".
Në Serbi gati çdo ditë po ka marshe në përkrahje të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës. Pati edhe të dielën, ku në veturat e serbëve nëpër rrugët e Beogradit u panë flamujt rusë dhe shkronja “Z”, e cila mund të shihet në çdo tank apo mjet ushtarak rus në Ukrainë.
Serbia është vendi i vetëm në Evropë, hiç Bjellorusisë aleate të Rusisë, që nu i ka vënë sanksione Moskës zyrtare.
-
Zgjedhjet në Serbi pritet të mbahen më 3 prill
-
Mbi 27% pjesëmarrja në zgjedhjet në Serbi deri në orën 11:00
-
Votuesit në Serbi presin që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë paqësore
-
Radhë të gjata para vendvotimeve në Serbi, pjesëmarrja deri në orën 09:00 arrin në 12%
-
Vuçiqi shpërndan Kuvendin, zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi pritet të mbahen më 25 tetor