Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Për të tretën ditë, rekord i rasteve pozitive me COVID-19 në Gjermani

Gjermania ka shënuar rekord ditor të rasteve me COVID-19, të shtunën.

Me 7,830 raste të reja, numri total i të infektuarve ka arritur në 348,557, sipas të dhënave të Institutit Robert Koch.

Ndërsa, njoftohet edhe për 33 të vdekur në 24 orët e fundit duke e çuar totalin në 9,767, raporton Reuters.

Të premten, Gjermania për herë të parë kishte regjistruar mbi 7,000 raste me COVID-19 në vend, teksa edhe për të dytën ditë arrin mbi këtë shifër numri i të prekurve me koronavirus.