Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Për shkak të kontestit të emrit me Maqedoninë, Kotzias kërcënohet me vdekje

Zyrtarët në Greqi thanë se po hetojnë një kërcënim me vdekje ndaj ministrit të Jashtëm të këtij vendi, i cili besohet se ka lidhje me përpjekjet për zgjidhjen e kontestit të emrit me Maqedoninë.

Ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias, ka marrë një letër që “përmban kërcënime për të dhe familjen e tij”, tha ministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Toskas transmeton rel.

Ai tha se në letër “përmenden edhe tre plumba për Kotzias”.

Toskas shtoi se në javët e fundit, Kotzias ka marrë edhe letra dhe thirrje të tjera kërcënuese, ashtu si edhe ministrat e tjerë qeveritarë.

Toskas nuk dha më shumë hollësi.

Edhe Kotzias ka marrë 800 kërcënime për shkak të Maqedonisë Botë Kotzias ka marrë 800 kërcënime për shkak të Maqedonisë

Athina dhe Shkupi janë duke bërë bisedime për zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë, i cili ka tensionuar marrëdhëniet midis tyre prejse Maqedonia ka shpallur pavarësinë në vitin 1991.

Greqia refuzon ta njohë Maqedoninë me këtë emër, duke thënë se një gjë e tillë sugjeron se Shkupi ka pretendime territoriale ndaj një rajoni verior të Greqisë, i cili po ashtu quhet Maqedoni.