Numri i katolikëve në Irlandën e Veriut ka tejkaluar numrin e protestantëve, një moment historik për një vend që u projektua një shekull më parë me synimin për të pasur një shumicë të përhershme protestante, shkruan The Guardian.
Rezultatet e regjistrimit të vitit 2021 të publikuara sot, e enjte, treguan se 45.7 për qind e popullsisë janë katolikë ose me origjinë katolike, dhe 43.48 për qind janë me origjinë protestante ose të krishterë. Në regjistrimin e vitit 2011, kishte 45 për qind katolikë dhe 48 për qind protestantë.
Përmbysja demografike ishte e pritshme, por do t'i japë një goditje psikologjike unionistëve, të cilët për dekada janë mbështetur në një shumicë protestante të pathyeshme për ta mbrojtur pozicionin e Irlandës së Veriut në Mbretërinë e Bashkuar.
Normat e larta të lindjeve midis katolikëve mbyllën hendekun mes tyre dhe protestanëve. Katolikët identifikohen si irlandez ndërsa protestantët identifikohen si britanikë. Megjithatë, sfondi fetar dhe identiteti politik nuk përkthehen më në modele të votimit.
Në zgjedhjet e fundit, mbështetja për partitë nacionaliste dhe unioniste u rrit në rreth 40 për qind për secilën palë, duke lënë 20 për qind të votuesve si të pavendosur, duke hedhur poshtë ndarjen tradicionale sektare. Sondazhet tregojnë se më shumë njerëz duan që Irlanda e Veriut të mbetet pjesë e Mbretërisë së Bashkuar sesa të bashkohet me Irlandën.
Regjistrimi, i pari pas Brexit, tregoi gjithashtu se numri i personave që identifikohen me identitetin britanik është në rënie. Rreth 31.86 për qind janë identifikuar vetëm si britanikë, 29.13 për qind janë identifikuar vetëm si irlandezë dhe 19.78 për qind janë identifikuar vetëm si irlandezë veriore. Në vitin 2011, shifrat ishin 40 për qind vetëm britanikë, 25 për qind vetëm irlandezë dhe 21 për qind vetëm irlandezo-verior.
-
12 policë të lënduar në natën e dytë të trazirave në Britani
-
Skenari i errët: Si do të dukej Evropa pa imigrantë për 80 vjet
-
E pritshme apo jo? Evropa dominon në Kupën e Botës
-
Presidenca irlandeze e BE-së jep pak shpresa për Kosovën
-
Zviceranët i thonë “jo” kufizimit të popullsisë, sipas rezultateve të para të votimit