Stevo Pendarovski, Koordinatori i Maqedonisë së Veriut për NATO-n, është kandidati i përzgjedhur nga kryeministri Zoran Zaev dhe partner i tij qeveritar, Ali Ahmeti per zgjedhjet presidenciale ne vendin fqinj.
Pendarovski ishte mes emrave me te votuar nga elektorati i Lidhjes Social demokrate të Maqedonisë, ndërsa sondazhet tregojnë se ai është i pëlqyer edhe nga jomaqedonasit, raporton tch.
Ndërkohë Aleanca për Shqiptarët dhe BESA njoftuan se do të mbështesin profesorin Blerim Reka, i cili u shpall të enjten si kandidat i pavarur në Maqedoninë e Veriut.
Si Reka ashtu edhe Stevo Pendarovski do të kandidojnë përballë Gordana Siljanovska-Davkova, kandidatja e VMRO-DPMNE-së.
Raundi i parë për zgjedhjet e gjashta presidenciale u caktua për më 21 prill, ndërsa i dyti do të mbahet më 5 maj.
-
Pendarovski dhe Siljanovska në garë shumë të ngushtë për president
-
Votë për akademikët në Maqedoninë e Veriut
-
Java e fundit e fushatës zgjedhore presidenciale në Maqedoninë e Veriut
-
Ahmeti bën thirrje që Pendarovski të përkrahet për president të Maqedonisë
-
Maqedoni e Veriut, sot nis fushata për zgjedhjet presidenciale