“Festa e shenjtë na jep shpresë dhe besim të paparë se drita do të ndriçojë mbi errësirën, se e mira do ta mund të keqen, se jeta do të triumfojë ndaj vdekjes. Për këtë, Ukraina natyrisht se do të fitojë”, ka thënë Zelenskyy. Shenja të luftës dominonin festën fetare. Në fshatin verior të Ivanivkas, në të cilin tanket ruse ende i bllokojnë rrugët, Olena Koptyl thotë: “Pashkët nuk na sjellin kënaqësi. Kam qarë shumë. Nuk mund të harrojmë se si kemi jetuar”
(AP) - Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i ka bërë presion Perëndimit për furnizim me armë më të fuqishme.
Teksa Perëndimi ka furnizuar me armatim Ukrainën, Zelenskyy ka përsëritur qëndrimin se shtetit të tij i duhen më shumë armë, përshirë sistemet mbrojtëse me rreze të gjatë veprimi, por edhe aeroplanë lufte.
Në Ditën e Pashkëve Ortodokse, Zelenskyy nga Katedralja e lashtë e Shën Sofisë ka folur për rëndësinë e festës në kohën e errët të luftës.
Gëzim e vaj
“Festa e shenjtë na jep shpresë dhe besim të paparë se drita do të ndriçojë mbi errësirën, se e mira do ta mund të keqen, se jeta do të triumfojë ndaj vdekjes. Për këtë, Ukraina natyrisht se do të fitojë”, ka thënë Zelenskyy.
Edhe
“Ata janë të izoluar… janë vetëm” - Zelensky flet për Rusinë dhe gënjeshtrat e Putinit
Shenja të luftës dominonin festën fetare. Në fshatin verior të Ivanivkas, në të cilin tanket ruse ende i bllokojnë rrugët, Olena Koptyl thotë: “Pashkët nuk na sjellin kënaqësi. Kam qarë shumë. Nuk mund të harrojmë se si kemi jetuar”.
Victor Lobush nga Kievi thotë se Ukraina ka nevojë për armë dhe përkrahje financiare dhe se shtetet perëndimore nuk duhet të blejnë naftën ruse.
“Duhet veprim dhe jo fjalë”, ka thënë ai në Sheshin e Pavarësisë.
Ushtria ruse ka raportuar se gjatë së dielës ka goditur 423 caqe ukrainase, përfshirë pozicionet ukrainase, teksa aeroplanët luftarakë kanë bombarduar 26 baza ushtarake.
Luftimet e së dielës janë përqendruar në rajonin e Donbasit në lindje. Në këtë pjesë forcat ukrainase janë shumë të përqendruara përballë separatistëve të përkrahur nga Moska, të cilët kontrollonin pjesën më të madhe para luftës. Që kur ushtria ruse dështoi të merrte kontrollin e Kievit, është përqendruar që të marrë kontrollin e plotë të zemrës industriale në lindje të Ukrainës.
Forcat ruse kanë nisur bombardime të reja në fabrikën e çelikut në Mariupol, në të cilën besohet se janë strehuar 1 mijë civilë së bashku me 2 mijë ushtarë ukrainas. Fabrika “Azovstal” është fortifikata e fundit e ushtrisë ukrainase në qytet, të cilin rusët e kontrollojnë pothuajse tërësisht.
Zelenskyy ka thënë se civilët duhet të evakuohen nga Mariupoli, përfshirë ata në fabrikën e çelikut.

Vizita e sekretarit të OKB-së
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, pritet të udhëtojë në Turqi të hënën, pastaj në Moskë dhe Kiev. Zelenskyy ka thënë se ishte gabim i Guterresit që së pari ta vizitonte Rusinë pastaj Ukrainën.
“Pse? Të dorëzohen sinjalet nga Rusia? Çfarë duhet të kërkojmë?” - tha Zelenskyy. "Nuk ka kufoma të shpërndara në ‘Prospektin Kutuzovsky’", tha ai, duke iu referuar një prej rrugëve kryesore të Moskës.
Mariupoli ka parë luftime të ashpra që nga fillimi i luftës për shkak të vendndodhjes së saj në Detin Azov. Kapja e tij do ta privonte Ukrainën nga një port jetik, do të lironte trupat ruse për të luftuar diku tjetër dhe do t'i lejonte Moskës të krijonte një korridor tokësor në Gadishullin e Krimesë, të cilin e kapi nga Ukraina në vitin 2014.
Më shumë se 100.000 njerëz - nga një popullsi e paraluftës prej rreth 430.000 - besohet se mbetën në Mariupol me pak ushqim, ujë ose nxehtësi. Autoritetet ukrainase vlerësojnë se mbi 20.000 civilë janë vrarë. Imazhet e fundit satelitore treguan ato që dukej të ishin varre masive të gërmuara në qytete në perëndim dhe lindje të Mariupolit.
Mykhailo Podolyak, një këshilltar presidencial ukrainas, bëri thirrje për një armëpushim të lokalizuar të Pashkëve. Ai i kërkoi Rusisë të lejojë civilët të largohen nga fabrika e çelikut dhe sugjeroi bisedime për të negociuar një dalje për ushtarët ukrainas.
Edhe
Zelensky i kërkon Trumpit raketa “Patriot”
Podolyak shkroi në Twitter se ushtria ruse po sulmonte fabrikën me bomba të rënda dhe artileri ndërsa grumbullonte forca dhe pajisje për një sulm të drejtpërdrejtë.
Gjatë fjalimit të tij të natës drejtuar kombit, Zelenskyy akuzoi rusët për kryerjen e krimeve të luftës duke vrarë civilë, si dhe për ngritjen e "kampeve të filtrimit" pranë Mariupolit për njerëzit e kapur duke u përpjekur të largoheshin nga qyteti.

Ukrainasit nuk kanë ku të luten për Pashkët
Të dielën nuk pati ceremoni për Pashkët Ortodokse në Kishën e Lukashvkas, fshat në veri të Ukrainës. Kisha është shkatërruar pothuajse krejtësisht.
Një kupolë e artë është bombarduar, ndërsa kambanat kanë rënë përtokë. Ka mbetur vetëm një kryq metali së bashku me vendin për qirinj.
Ushtarët rusë e përdorën kishën afër Chernihivit për ta ruajtur armatimin. Ukrainasit e bombarduan me qëllim që rusët të iknin.
Banorja Lybov Matro emocionohet kur flet për shkatërrimin e kishës.
“Çfarë shërbimi kishtar? Kishat përreth nesh janë shkatërruar, fshatrat janë bombarduar dhe nuk kemi ku të shkojmë. Kisha ishte e bukur, por është e tmerrshme çfarë ndodhi”, ka theksuar ajo.
Kisha i kishte mbijetuar Luftës së Dytë Botërore dhe viteve të rënda nën Bashkimin Sovjetik, kur komunistët shkatërruan objektet fetare.
“Pas luftës ishte në formë më të mirë, mirëpo tani duhet punë e madhe për ta rindërtuar”, ka thënë Matro.
Festë e zymtë ishte edhe në Bucha.
Ukrainasit pritën në radhë për t’u bekuar nga prifti para kishës kryesore të qytetit, në oborrin e së cilës qindra njerëz u varrosën në varreza masive.
Edhe
Zelensky dënon zgjatjen e heqjes së sanksioneve ndaj Rusisë nga SHBA-ja
Zelenskyy është lutur për ditë më të mira për ukrainasit.
“Zot ruaj ukrainasit!. Nuk sulmuam askënd, prandaj na mbroj. Nuk shkatërruam shtetet e tjera, prandaj mos lejo të na shkatërrojnë neve. Nuk pushtuam tokë të huaj, prandaj mos lejo të tjerët të na pushtojnë tokën tonë. Ruaje Ukrainën!”, ka theksuar ai.