Në përgjigje të sulmit të SHBA-së në Siri, Rusia ka thënë se ka pezulluar një marrëveshje me SHBA-në, që ka për qëllim të parandalojë incidentet ajrore në vendet e Lindjes së Mesme.
Në deklaratën e sotme të Ministrisë së Jashtme ruse gjithashtu bëhet thirrje për takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të diskutuar për këtë situatë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShtetet e Bashkuara sulmuan një bazë ajrore në Siri, në përgjigje për sulmin vdekjeprurës me armë kimike kundër civilëve më 4 prill, për të cilin, Uashingtoni fajëson qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad.
Rusia ka dënuar ashpër veprimin e Uashingtonit dhe e ka quajtur “akt të agresionit ndaj sovranitetit të Sirisë”.