Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pas ngërçit 16 muaj, Belgjika bëhet me qeveri

Belgjika ka krijuar një qeveri të re të mërkurën, 16 muaj pas zgjedhjeve që nuk sollën fitues bindës, teksa ministri në detyrë i Financave është emëruar kryeministër i ri.

Pas bisedimeve disajavëshe, shtatë parti janë pajtuar që ta krijojnë një koalicion për ta zëvendësuar administratën në detyrë të Sophie Wilmes, e cila ishte caktuar në fillim të pandemisë së koronavirusit, raporton Reuters, transmeton KOHA.

Belgjika nuk ka pasur qeveri që nga dhjetori i 2018-s, kur u prish koalicioni mes katër partive.

Artikuj të ngjashëm