Moderatori italian Andrea Giambruno është akuzuar për fajësim të viktimave pasi u paraqit duke thënë se vajzat mund ta shmangin përdhunimin duke mos u dehur.
Giambruno, partnerja e të cilit është kryeministrja Giorgia Meloni, po u adresohej përdhunimeve në grup që pretendohen të kenë ndodhur së fundmi në Itali.
Në Sicili, shtatë burra janë akuzuar për përdhunimin e një adoleshenteje, ndërsa gjashtë të rinj thuhet se kanë përdhunuar dy kushërina në Caivano.
Giambruno ka thënë se komentet e tij janë nxjerrë nga konteksti, raportoi BBC.
“Nëse shkon të vallëzosh, ke të drejtë të dehesh. Por, nëse shmang dehjen dhe humbjen e vetëdijes, ndoshta mund të shmangësh problemet sepse ai është momenti kur gjen ujkun”, ka thënë ai duke iu adresuar përdhunuesve si ujqër.
-
Kryeministrja italiane,Giorgia Meloni, ndahet nga partneri
-
Meloni kërkon dëmshpërblim për videot e montuara pornografike me pamjen e saj
-
Roberto Saviano paditet nga kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni
-
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
-
Ministri i Jashtëm italian anulon udhëtimin në SHBA pas komenteve të Trumpit për Melonin