Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Partia Ruse në garën zgjedhore të Beogradit

Partia Ruse, që e ka selinë në qytetin e Serbisë, Shabac, mer pjesë në zgjedhjet e Beogradit me 38 kandidatë dhe ndodhet në pozitën e 13-të, raporton “Danas”, e përditshme e kryeqytetit serb, transmeton Koha.net.

Kryetari i Partisë Ruse, Sllobodan Nikoliq, thotë se kjo parti ka këshilltarë në 12 komuna dhe se për herë të parë merr pjesë në zgjedhje në Beograd, si listë pakice dhe ku, sipas llogarive të tij për një këshilltar duhen rreth 6.500 vota. Meqë selia e partisë është në Shabac, nga këtu ka nisur edhe fushata e bartësit të listës, Mile Millosheviq, qç çshtë edhe kryetar i Veteranëve Serbë të Luftës, transmeton Koha.net raportimin e medieve të Beogradit.

Artikuj të ngjashëm