Udhëheqësi i partisë pro-kurde të Turqisë, Mithat Sancar, i bëri thirrje opozitës që të bashkohet pas një aleance të veçantë gjashtëpalëshe që synonte të mposhte presidentin Recep Tayyip Erdogan.
“I bëjmë thirrje të gjithë opozitës shoqërore dhe politike të bashkohen rreth synimeve të demokracisë, drejtësisë dhe lirisë për t’i dhënë shpresë popullit tonë se drejtësia ekziston”, ka thënë Mithat Sancar pas një takimi të jashtëzakonshëm të drejtuesve të lartë të Partisë Demokratike Popullore (HDP).
Pas përçarjes së koalicionit të premten, në të cilën ata njoftuan se nuk do të propozojnë një kandidat të përbashkët për zgjedhjet e majit, shanset për rizgjedhjen e Erdoganit janë rritur në mënyrë drastike.
Partia nacionaliste e qendrës së djathtë IYI u largua nga blloku më i madh i opozitës, i quajtur Gjashtëshja Turke ose Aleanca e Kombeve.
Është partia e tretë më e madhe me 12% mbështetje në nivel kombëtar. Në vitin 2019, kryesisht mbështetësit kurdë ndihmuan aleancën të fitonte zgjedhjet për kryebashkiak në Stamboll, Ankara dhe qytete të tjera të mëdha.
Sancar ka thënë se HDP-ja, e cila është aleate me partitë më të vogla të majta, është ende duke rishikuar vendimin e mëparshëm mbi propozimin e kandidatit presidencial.
Edhe
Ish-drejtuesi i partisë kryesore opozitare turke zotohet ta sfidojë Erdoganin me parti të re
Për vite me radhë, HDP-ja është përballur me goditjet e qeverisë dhe një ndalimi të mundshëm nga zgjedhjet për lidhjet e dyshuara me grupin militant Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilën ata e mohojnë.
Zgjedhjet presidenciale në Turqi janë caktuar për 14 maj të këtij viti.
-
Koci: Opozita e bashkuar të merret vesh me VV-në dhe t’i propozojë emrat për president
-
Erdogani do të zhvillojë takim dypalësh me Trumpin në Ankara
-
Turqia arreston mbi 200 të dyshuar për lidhje me grupe ekstremiste para samitit të NATO-s
-
Buja: Kurti s’do bashkëpunëtorë në mandatin e ardhshëm, kërkon poshtërimin e opozitës