Partia e kryeministrit indian, Narendra Modi, nuk ka arritur t’i fitojë zgjedhjet në Bengalin Perëndimor, shtet i rëndësishëm në Indi. Mamata Banerjee, kritikuese dhe opozitare e ashpër e Mondit ka shënuar rezultat të mirë në këtë shtet, derisa kryeministri është akuzuar se po përqendrohet më tepër në sondazhe, sesa në luftim të pandemisë.
India aktualisht është ndër shtetet më të prekura nga koronavirusi. Mijëra të infektuar gjatë 24 orëve dhe qindra të vdekur, janë shifrat e përditshme të publikuara nga autoritetet shëndetësore, njofton BBC.
Zgjedhjet u mbajtën gjithashtu në Assam, Tamil Nadu dhe Kerala. Partia e Modit, Bharatiya Janata, po mbajnë pushtetin në veri-lindje të Assamit, por nuk shënoi fitore tjetër.
Fushata elektorale është konsideruar si një ndër shkaqet e rritjes së rasteve pozitive me koronavirus.
Përktheu: E.B.
-
Narendra Modi betohet për një mandat të tretë si kryeministër i Indisë
-
Modi shpall fitoren në zgjedhjet në Indi, partia e tij pëson humbje të mëdha
-
India pret rezultatet e zgjedhjeve, Modi pritet të fitojë
-
Miliona indianë votojnë në një rund tjetër të zgjedhjeve gjashtëjavore
-
India voton në fazën e tretë të zgjedhjeve, Modi ashpërson retorikën kundër myslimanëve