Një komision parlamentar në Britani, ka kërkuar nga Twitter detaje të llogarive të lidhura me Rusinë, vetëm disa ditë pasi homologët e tyre në Shtetet e Bashkuara adresuan një kërkesë të ngjashme ndaj kompanive të rrjeteve sociale.
Komiteti i Dhomës së Përbashkët Digjitale, Kulturore, për Media dhe Sport (DCMS), tha se kërkesa është shtruar duke pasur parasysh informacionin që i është dhënë Kongresit të SHBA-së që po hetojnë ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, transmeton rel.
Kryetari i Komitetit, Damian Collins, i shkroi Drejtorit Ekzekutiv të Twitter, Jack Dorsey, duke i kërkuar informacion për çdo postim në lidhje me politikën e Mbretërisë së Bashkuar nga llogaritë ruse.
Collins në kërkesën e tij drejtuar rrjetit social shkroi se "Gjatë seancave u bë e qartë se organizata juaj ka zbuluar 2,752 llogari në lidhje me agjencinë kërkimore të internetit me bazë në Shën Petersburg".
"Më pas doli se disa nga këto llogari po publikonin po ashtu edhe përmbajtje që kanë lidhje me politikën e Mbretërisë së Bashkuar".
Collins i dha Twitter një afat për të siguruar informacionin e kërkuar.
-
SHBA-ja kërkon që Twitteri të hetojë aktivitetet ruse në platformën e saj
-
Twitteri po hetohet për rrjedhje të të dhënave nga më shumë se 400 milionë llogari
-
Twitteri rrit kontrollin në përmbajtjet dezinformuese
-
Teknologjia përballë propagandës së Rusisë
-
Rregullatori britanik nis hetimet kundër Russia Today