Ligjvënësit britanikë e hodhën poshtë të mërkurën daljen nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje, në cilindo skenar, gjatë votës jodetyruese që e rrit presionin ndaj kryeministres, Theresa May, për ta përjashtuar Brexitin pa ujdi.
312 ligjvënës ishin kundër dhe 308 pro Amendamentit A, propozim ky i paraqitur nga një grup i ligjvënësve që i bënë thirrje Qeverisë ta përjashtojë divrocin nga BE-ja pa marrëveshje paraprake.
Ky rezultat i votimit nuk e përjashton daljen në fund të Britanisë së Madhe nga BE-ja, raporton Reuters, përcjell Koha.net. Ama nënkupton se ligjvënësit tani mund të kenë një votim të ri për shtyrjen e Brexitit.
Votimi për këtë opsion pritet që të mbahet të enjten dhe në rast se miratohet – dhe nëse BE-ja e jep pëlqimin – atëherë Britania nuk do të dalë nga BE-ja në datën e planifikuar qysh më parë, më 29 mars.
-
Parlamenti britanik ratifikon kushtet e largimit nga BE-ja
-
Parlamenti britanik me 330 vota pro i hapë rrugë daljes nga BE-ja
-
Në Britani miratohet substanca e marrëveshjes për Brexit, por shtyhet data e largimit
-
Britanikët mbështesin Brexitin me çdo mënyrë
-
Ligjvënësit britanikë bllokojnë një Brexit pa marrëveshje