Paris, 30 qershor – Qeveria franceze premtoi sot të krijojë një juridiksion special me qendër në Paris në gjuhën angleze për të rregulluar mosmarrëveshjet financiare, duke u përpjekur të tërheqë bankat e mëdha amerikane pas Brexit.
“Ne do të krijojmë një gjykatë speciale për t’u marrë me mosmarrëveshjet e lidhura me kontratat financiare që janë përcaktuar sipas ligjit britanik pasi Britania e Madhe të largohet nga BE-ja”, deklaroi ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire, gjatë një takimi me klubin ekonomik të Nju Jorkut në Manhatan, në ditën e fundit të vizitës së tij në kryeqytetin financiar amerikan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të gjitha procedurat do të jenë në anglisht. Do të rekrutojmë persona me eksperiencë në Common Law, pak rëndësi ka se nga vijnë”, shtoi ai, para se të takonte gjatë ditës krerë të “Citigroup”, “Morgan Stanley” dhe mbi të gjitha të “JPMorgan Chase”, banka më e madhe amerikane në kuadrin e aksioneve.
Shumica e kontratave financiare ndërkombëtare janë shrkuar në anglisht dhe i referohen ligjit britanik në rast konflikti.
Qeveria franceze përllogarit se nëse Franca mund të analizojë këto dosje, atëherë Parisi do të ketë një avantazh më shumë në raport me konkurentët si Frankfurti, Dublini apo Luksemburgu për të tërhequr bankat e mëdha.
Parisi, që ka për ambicie të shndërrohet në një qendër të madhe financiare duke marrë aktivitetet londineze të bankave të mëdha, është pak mbrapa me konkurentët e tij.
Por Franca shpreson se zgjedhja si president e Emmanuel Macron, ish-bankier që ka premtuar se do të zhvillojë reforma të rëndësishme strukturore, është një argument i fuqishëm për të kthyer tendencën