Një grup prej tetë deri në dhjetë të burgosur në burgun e Rijekës hapën një tunel për t'u arratisur gjatë festës së “Masquerades”, që festohet në Kroaci gjatë muajit shkurt.
Sipas 24sata.hr, të burgosurit kanë përdorur një shufër për të shpuar betonin dhe për të ndërtuar një tunel. Dyshohet se po të dilnin, kanë planifikuar t'i bashkohen festës së “Masquerades” (festë me maska) dhe të ikin pa lënë gjurmë.
Por të dielën, oficerët e burgut vunë re tunelin e hapur, i cili ishte pothuajse gati në përfundim, dhe prishën planet e të burgosurve.
Burgu i Rijekës ndodhet në qendër të qytetit, që do të thotë se të burgosurit që mund të arratisen e kanë shumë të lehtë të humbin gjurmët.
Artikuj të ngjashëm
-
Zbulohet një tunel afër një burgu në Paris
-
Katër serbë të dyshuar për hapjen e tunelit në Gjykatën e Lartë në Mal të Zi
-
Zbulohet një tunel 40 metra në burgun e Idrizovës, do të përdorej për arratisje
-
5 nga 6 të akuzuarit për barrikadat ishin të punësuar në strukturat që udhëhiqeshin nga krerët e LS-së
-
Kroacia gjen katër trupa emigrantësh afër kufirit me Slloveninë