Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Paralajmërohen protesta të vazhdueshme kundër pushtetit në Rusi

Politikania opozitare dhe aleate e kritikut rus Alexei Navalny, u ka bërë thirrje autoriteteve ruse që të lejojnë zgjedhje të lira për parlamentin e Moskës, përndryshe i presin protestat çdo javë.

Lyubov Sobol, 31-vjeçare, është njëra nga 16 kandidatët opozitarë që nuk iu është lejuar pjesëmarrja në zgjedhjet e shtatorit.

Autoritetet ruse deklaruan se Sobol dhe kolegët e saj kanë dështuar të mbledhin nënshkrimet e nevojshme, kusht për t’u regjistruar në garë, transmeton KTV.

Sobol dhe kandidatët tjerë këtë arsyetim po e cilësojnë si gënjeshtër të pushtetit dhe ka insistuar se pjesëmarrja në zgjedhje do t’ua mundësonte edhe fitoren pasi partia në pushtet “Rusia e Bashkuar”, ka rënë në popullaritet, ashtu si presidenti Vladimir Putin.

Navalny ka pasur një ngritje të madhe gjatë viteve të fundit dhe një shtysë të madhe i ka dhënë edhe përkrahja e Sobolit me aleatët e saj.

Policia gjatë javës së kaluar ka arrestuar 1 mijë persona në protestat e mbajtura kundër bllokimit të opozitës në zgjedhje.