Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Paraburgoset edhe një i dyshuar për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë

Gjykata ka caktuar paraburgim edhe për një person të përfshirë në dhunën brutale në kuvend. Bëhet fjalë për Nikolla Mitrevskin i cili një ditë më parë vetë është dorëzuar në stacionin policor të Gazi Babës.

Nga Ministria e Brendshme konfirmojnë se Mitrevski mbrëmë është dërguar para gjykatësit në procedurë paraprake dhe pas përfundimit të procedurave është dërguar në paraburgim në Shutkë, shkruan KP.

Emrin e Mitrevskit më parë në pres-konferencë e përmendi edhe nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski, për të cilin tha se është njëri prej atyre i cili pa u penguar nga policia i ka orientuar protestuesit të veprojnë dhe është person që tre herë është dënuar me burg.