Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Papa lavdëron të rinjtë për mbrojtjen e klimës

Foto: Reuters

Papa Françesku ka lavdëruar të dielën të rinjtë për përpjekjet e tyre për mbrojtjen e mjedisit të Tokës.

I ka inkurajuar që të bëhen ndërgjegjja kritike e shoqërisë. Papa Françesku i ka thënë këto fjalë gjatë adresimit që ka bërë para audiencës në Meshën e Bazilikës së Shën Pjetrit, ku ishte mbushur me besimtarë të rinj.

Ati i Shenjtë ka thënë se rinia është ngarkuar me detyrën e rëndësishme për mbrojtjen e planetit tonë. Ka falënderuar të rinjtë për kultivimin e vëllazërisë.

I ka hedhur poshtë të gjitha kritikat joshkencore të atyre që mendojnë se planeti nuk po rrezikohet nga aktiviteti njerëzor që po shkakton ndryshimin klimatik.