Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Papa kritikon tradicionalistët për kundërshtimin e reformave

Papa kritikon tradicionalistët për kundërshtimin e reformave

Papa Françesku është ankuar se katolikët tradicionalistë, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po “ia mbyllin derën” reformave të modernizuara të kishës dhe insistoi se nuk ka kthim prapa nga to, raportoi të martën AP-ja.

Papa tha se ai është i bindur se disa katolikë thjesht asnjëherë nuk e kanë pranuar Këshillin e Dytë të Vatikanit, mbledhjet e viteve 1960 që çuan në kremtimin e meshës në gjuhën popullore dhe jo në atë latine dhe revolucionarizuan marrëdhëniet e kishës me njerëzit e feve të tjera.

Tradicionalistët janë bërë nga kritikët më të ashpër të papës, duke e akuzuar për herezi për qëndrimin e tij të hapur për divorcin dhe rimartesën, si dhe reforma të tjera.

Por, papa ka ndërmarrë hap edhe më të ashpër ndaj tyre, duke rivendosur kufizime në kremtimin e meshës së vjetër latine dhe duke ndërmarrë veprime specifike mbi dioqezat dhe rregullat fetarë ku tradicionalistët u kanë rezistuar këtyre reformave.