Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Papa Françesku thotë se nuk e ka në plan që të tërhiqet

Papa Françesku ka thënë se nuk ka plane që të tërhiqet, dhe se nuk është duke vuajtur nga probleme shëndetësore të cilat do ta detyronin të tërhiqej, duke thënë se “ka ende shumë projekte për të përmbushur”.

Françesku, 87 vjeç, i ka bërë komentet në autobiografinë me titull “Jeta: Rrëfimi im përmes historisë”, i cili është publikuar të martën, në përvjetorin e 11-të të vendosjes së tij si papë. Fragmente të gjera nga libri janë publikuar të enjten në të përditshmen italiane, Corriere della Sera, raportoi AP.

Në autobiografinë të cilën e ka shkruar me gazetarin italian, Fabio Marchese Ragona, Françesku trajton momente të rëndësishme të jetës së tij dhe lidhjen me ngjarjet botërore, dhe se si ato së bashku formojnë prioritetet e tij si papë.

Në mënyrë domethënëse, ai adreson spekulimet e përsëritura në lidhje me problemet e tij shëndetësore, kritikat nga konservatorët dhe çfarë të dyja mund të nënkuptojnë për të ardhmen e pontifikatit të tij.

Artikuj të ngjashëm