Papa Françesku ka shëtitur nëpër rrugët e boshatisura të Romës dhe ka dhënë bekimin mbi një shesh bosh pasi italianët mbeten të mbyllur pas shpërndarjes së koronavirusit.
Udhëheqësi Katolik më herët kishte dhënë një bekim nga dritarja e tij e ballkonit, mbi sheshin e zbrazët të Pjetrit, i cili ka qenë i mbyllur për adhuruesit si pjesë e bllokimit të gjerë të vendit.
Françesku u largua më pas nga Vatikani për të vizituar dy kisha në kryeqytetin italian, duke u lutur së pari në Bazilikën e Santa Maria Maggiore para se të shëtiste nëpër Via del Corso.
Italia është ndër shtetet e cila është prekur më së shumti nga koronavirusi. Përveç tjerash shkollat janë mbyllur, qytetet janë mbyllur dhe lojërat sportive janë pezulluar.
-
Papa Françesku përshëndet turmën në Romë para largimit nga spitali
-
Papa dërgohet në spital
-
Koronavirusi boshatis qytetet turistike në Itali, 60 milionë italianë në bllokadë
-
Koronavirusi “mbyll” tërësisht Italinë
-
Papa Françesku anulon takimet pasi u sëmurë, një ditë pasi takoi të prekurit me koronavirus