Papa Françesku lëshoi një apel të ri për paqe në botë, në prag të Festës së Pashkëve.
"E gjitha çfarë dua është të bëj thirrje edhe më të fuqishme për paqe në botë, e cila është shkatërruar nga trafikantë, të cilët përfitojnë nga gjaku i burrave dhe grave", tha Papa Françesku në një intervistë për gazetën italiane La Repubblica.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Dhuna nuk është kurë për botën tonë të thyer", shtoi ai.
Pashkët, që bien të dielën, festojnë ringjalljen e Jezusit dhe janë festa më e rëndësishme e të krishterëve.