Askush nuk do të donte ta hante krijesën legjendare pegasus.
Mirëpo, ky njëbrirësh fluturues në formë ëmbëlsire është goxha joshës.
Kjo ëmbëlsirë është në mesin e dhjetëra të tillave që po prezantohen në panairin e ëmbëlsirave dhe gatimeve të tjera që po mbahet në Londër.
Panairi ka bërë bashkë ëmbëltoret dhe furrat më të mira të Britanisë së Madhe.
Panairi i vitit të kaluar ishte anuluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Edhe
Pandemia si muzë e artistëve
Mirëpo, organizatorët janë të mendimit se izolimi në 18 muajt e fundit ka ngjallur më shumë interesim në gabime dhe ëmbëlsira.
“Është mirë që u kthyem. Kemi ftuar sa më shumë njerëz që të shijojnë ëmbëlsirat. Të gjithë këtu kanë nisur biznesin e ëmbëlsirave gjatë pandemisë. Të gjithë kanë gatuar në këta 18 muaj. Nisën me gjëra të vogla në kuzhinat e tyre dhe tani janë këtu para 30 mijë vizitorëve”.
Shumica prej tyre kanë gatuar ëmbëlsira gjigante saqë kanë harruar edhe përbërësit. Njëra prej tyre është edhe Rosie. Shton se me ëmbëlsirën e saj mund të ushqejë 1 mijë e 200 persona.
“Problemi i vetëm është se kam harruar përbërësit. Herën e fundit e mbaj mend se kam përdorur 100 kilogramë akull. Të gjithëve po ua them këtë, sepse shihet se është shumë e rëndë”.
Profesionistët dhe amatorët patën rastin të mahnitin të pranishmit me një garë të ëmbëlsirave. Sivjet, krejt ëmbëlsirat shërbejnë si shenjë falënderimi për punëtorët shëndetësorë të Britanisë.
Pandemia e koronavirusit ka ndikuar përtej dizajnit të ëmbëlsirave. Madelaine Lazaga e ndjeu fort ndikimin e Covid-19.
“Shitja online ishte sa për të plotësuar zbrazëtinë dhe nuk ishte ajo që doja të bëja. Kisha të rezervuara 36 deri në 40 festivale. Isha e zënë gjatë krejt vitit dhe nuk po merresha me porosi online, pastaj ndodhi COVID-i dhe është dashur të ndryshoj krejt taktikën”.
Edhe
Ëmbëlsira të personalizuara nga Albulena
Me kthimin në normalitet, kanë nisur edhe porositë.
Për shumë të tjerë, pandemia ishte një mundësi e madhe për të nisur biznesin me ëmbëlsira.