Pas rezultateve të ngushta zgjedhore, një parti arabe mund ta përcaktojë fatin e kryeministrit të ardhshëm të Izraelit.
Kjo pasi që votimet e së martës kanë gjeneruar rezultat të ngushtë, për të katërtën herë radhazi brenda dy vjetësh, mes koalicionit të djathtë të prirë nga kryeministri, Benjamin Netanyahu, dhe opozitës së përçarë që synon largimin e tij nga pushteti. Për ta formuar qeverinë, dy palëve u duhet përkrahja e partisë arabe që ka siguruar pesë ulëse në Knessetin me 120 anëtarë.
Deri më tani, arabët e Izraelit nuk kanë shprehur përkrahjen për asnjërën palë. Kjo do të thotë se Lista e Bashkuar Arabe, e njohur nga hebrenjtë si Ra’am, mund të vendosë nëse Netanyahu, kryeministri që më së gjati ka qëndruar në pushtet, mund të vazhdojë punën në zyrën kryesore të qeverisë. Është kjo një situatë e vështirë për Netanyahun, i cili e mori pushtetin duke refuzuar kompromisin me palestinezët dhe duke përdorur retorikë raciste nëpër fushatat e mëparshme, me qëllim që minoritetin arab ta cilësonte si shtyllë të pestë të përkrahësve terroristë.
Kësaj radhe, Netanyahu ka ndryshuar qasjen, duke kërkuar përkrahjen e arabëve në një strategji që synonte ndarjen e listës së bashkuar arabe, që në zgjedhjet e mëparshme kishte siguruar 15 ulëse. Teksa janë numëruar shumica e votave, asnjëra parti nuk ka arritur që ta sigurojë shumicën prej 61 ulëseve, të nevojshme për një qeverisje më komode. Nëse partia në pushtet dhe opozita nuk bëhen bashkë, atëherë secilës prej tyre do t’i nevojitet përkrahja e arabëve për ta siguruar shumicën për formimin e qeverisë.
-
Zgjedhjet në Izrael çojnë drejt ngërçit të ri
-
Rivalët më të mëdhenj të Netanyahut bashkojnë forcat për zgjedhjet e ardhshme
-
Netanyahu arrin marrëveshje për formimin e qeverisë së re në Izrael
-
Netanyahu mandatar për formimin e Qeverisë në Izrael
-
Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu në epërsi, sipas exit-polleve