Botë

Ortek i ri bore në Francë, dyshohet për disa persona të bllokuar

Një ortek tjetër bore ka goditur një qytet turistik francez të skijimit këtë mëngjes – më pak se një muaj pasi një fatkeqësi e ngjashme vrau katër persona.

Orteku ka ndodhur në Tignes, Savoie, në zonën Val Claret, transmeton Koha.net.

Reuters raporton se orteku mund të ketë zënë disa persona.

Alarmi për ortek është dhënë në orën 10.06 të mëngjesit, raporton “Le Parisien”.

Kjo zonë skijimi tani është mbyllur.

Më 13 shkurt, një ortek la katër të vdekur pasi një masiv i madh bore i mori ata me vete në rezortin Tignes.