Kryeministri hungarez Viktor Orban iu përgjigj me një fjalë deklaratës së djeshme të sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, se Ukraina i përket aleancës.
Në Twitter, Orban ka shpërndarë intervistën e Politicos, në të cilin është përcjellë deklarata e Stoltenbergut, dhe ka shkruar një pyetje të shkurtër: “Çfarë?”.
Orbani reagoi pasi Stoltenbergu deklaroi për herë të parë që nga fillimi i agresionit rus se Ukraina duhet të jetë anëtare e aleancës më të fortë ushtarake në botë. Ai e bëri këtë gjatë një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev.
Nuk është hera e parë që Orbani vë në pikëpyetje marrëdhëniet mes NATO-s dhe Bashkimit Evropian ndaj luftës në Ukrainë, edhe pse vendi i tij është anëtar i të dyja aleancave.
Ai është ndër ata që besojnë se BE-ja është përgjegjëse për vazhdimin e luftës. Ndër të tjera ai ka thënë se nuk ishte një luftë hungareze. Përveç kësaj, Hungaria gjithashtu po bllokon anëtarësimin e Suedisë në NATO.
-
Blloku evropian rreshtohet në krah të Ukrainës
-
Stoltenbergu thotë se Ukraina do të bëhet pjesë e NATO-s
-
Stoltenberg thotë se Hungaria u pajtua të mos e bllokojë mbështetjen e NATO-s për Ukrainën
-
Hungaria s’do të marrë pjesë në asnjë aksion të NATO-s në mbështetje të Ukrainës, thotë Orbani
-
Orban: Ukraina nuk është më shtet sovran