Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Opozitari rus është i bindur se kush qëndron prapa sulmit ndaj Putinit

Ish-deputeti i parlamentit rus, Ilya Ponomarev, ka thënë se e di saktësisht se kush qëndron prapa sulmit me dron të rezidencës së presidentit rus, Vladimir Putin, në Kremlin.

Edhe pse dolën informacione se ky sulm në fakt ishte drejtuar nga vetë Kremlini, Ponomarev ka thënë se gjithçka ishte planifikuar nga partizanët rusë.

“Është punë e atyre grupeve që quhen partizanë rusë, jo ushtrisë ukrainase. Është një nga grupet tona. Nuk mund të them më shumë, sepse ende nuk kanë marrë përgjegjësi publike. Këta janë të rinj, banorë të qyteteve të mëdha në Rusi. Aktivitetet partizane aktualisht janë të përfaqësuara në 40 qytete anembanë Rusisë”, ka thënë ai për CNN.

Ai gjithashtu theksoi se të gjitha grupet kanë fokusin dhe specialitetin e tyre.

“Disa prej tyre janë të përqendruar në sabotimin e hekurudhave, disa bëjnë shpërthime në vendet e rekrutimit dhe disa janë përgjegjës për sulmet e hakerave”, ka shtuar ai.

Sipas Ponomarev, sulmet me dron brenda Rusisë janë një linjë e re operacionesh për partizanët.

Edhe Ukraina kryen një prej sulmeve më të rënda ndaj Rusisë Botë 4 j. më parë Ukraina kryen një prej sulmeve më të rënda ndaj Rusisë

“Ajo që Putini po i shet kombit, dhe veçanërisht elitave, është një ndjenjë e paprekshmërisë dhe sigurisë. Partizanët po i shkatërrojnë të dyja. Ata po përpiqen të thonë se lufta është këtu dhe se elita të tilla nuk janë të sigurta”, ka thënë Ponomarev.

“Unë i njoh saktësisht ata njerëz dhe e di saktësisht se cilët dronë kanë nisur”, vijoi ai.