Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Opozita ka pak gjasa ta kthejë pushtetin “në ditën e shpresës” në Greqi

Grekët kanë votuar për deputetët e legjislaturës së re, e cila megjithatë nuk pritet të nxjerrë fitues të qartë për qeverisje. Me sistemin e ri zgjedhor, analistët dhe sondazhet paralajmërojnë se grekët pritet të dalin përsëri në zgjedhje në korrik për shkak se polarizimi i skajshëm i partive politike vështirëson arritjen e marrëveshjes eventuale të koalicionit në kohën kur shqetësimi më i madh për grekët është ngritja e kostos së jetesës.

Rritja e kostos së jetesës kryeson listën e shqetësimeve të shumë votuesve teksa u drejtuan drejt qendrave të votimit të ngritura në shkolla në të gjithë Greqinë.

Megjithëse kryeministri Mitsotakis ka kryesuar vazhdimisht në sondazhet e opinionit, sistemi i ri i përfaqësimit proporcional e bën të pamundur që kushdo që fiton zgjedhjet të jetë në gjendje të fitojë mjaft vende në parlamentin me 300 mandate për të formuar qeverinë pa partnerë koalicioni.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fituesi i zgjedhjeve të së dielës do t’i ketë tri ditë kohë për të negociuar një koalicion me partitë e tjera. Nëse dështon, mandati për ta formuar qeverinë i kalon palës së dytë dhe procesi përsëritet. Por ndarjet e thella midis dy partive kryesore dhe katër partive më të vogla që pritet të hyjnë në Parlament do të thotë se krijimi i koalicionit do të jetë i vështirë, duke bërë që në zgjedhje të shkohet përsëri, ndoshta më 2 korrik.

Zgjedhjet e tjera do të mbaheshin sipas një ligji të ri zgjedhor që e bën më të lehtë që partia fituese të formojë një qeveri duke i dhënë asaj një bonus deri në 50 vende në parlament, të llogaritura në një shkallë rrëshqitëse në varësi të përqindjes së votave të fituara.

Një total prej 32 partish sa konkurrojnë, sondazhet kanë treguar se vetëm gjashtë kanë shanse reale për të arritur pragun e 3-përqindëshit për të fituar mandate në parlament.

Partia dikur dominuese socialiste Pasok ka të ngjarë të jetë në qendër të çdo bisedimi koalicioni. E mposhtur nga Syriza gjatë krizës financiare të Greqisë 2009-2018, partia ka qenë në sondazhe me rreth 10%. Udhëheqësi i saj, Nikos Androulakis, 44 vjeç, ishte në qendër të një skandali të përgjimeve në të cilin telefoni i tij ishte në shënjestër përgjimi.

Pasoku do të ishte jetik në çdo marrëveshje koalicioni, por marrëdhënia e dobët e Androulakisit me Mitsotakis, të cilin ai e akuzon për fshehjen e skandalit të përgjimeve, do të thotë se nuk ka gjasa për marrëveshje me konservatorët. Marrëdhënia e tij me Tsiprasin është gjithashtu e dobët, duke e akuzuar atë për përpjekje për t’i vjedhur votuesit e Pasokut.