Qeveria e Unitetit Kombëtar e Birmanisë, mekanizëm që po koordinonin fshehtas rezistencën kundër regjimit ushtarak në vend, ka bërë thirrje për kryengritje mbarëpopullore.
Kryetari i Qeverisë nën hije, Duva Lashi, ka kërkuar revoltim “në çdo fshat, çdo qytet dhe në mbarë vendin njëherazi” kundër Qeverisë së instaluar nga Ushtria që kontrollonin politikën e shtetit aziatik.
Lashi e ka bërë thirrjen nëpërmjet një xhirimi të postuar në Facebook. Ushtria birmane ndërmori grusht shtet në shkurt kundër Qeverisë së zgjedhur të Aung Su Kisë. Vendi është zhytur në kaos. Në shumë rajone, herë pas here ka trazira.
Revolta është demonstruar më fuqishëm në rajonet rurale, sidomos në zona kufitare, ku milicitë e pakicave etnike janë përleshur me trupat qeveritare.
-
Ushtria e rebelëve të Birmanisë e gatshme për dialog me juntën
-
Rezistenca ndaj ushtrisë në Birmani, fatale për civilët
-
Opozita në Birmani sulmon me dronë ushtrinë në kryeqytet
-
Ushtria zgjat ngërçin politik në Birmani, shtyn zgjedhjet
-
Me protesta shënohet përvjetori i grusht shtetit të juntës birmane