Oligarkët rusë, të dyshuar për korrupsion, do të detyrohen të japin shpjegime për stilet e tyre luksoze të jetës në Britani.
Në kuadër të një operacioni kundër krimit të organizuar, ministri britanik i Sigurisë, Ben Uallace tha se zyrtarët munden tani të konfiskojnë asete të dyshimta me vlerë më shumë se 50 mijë stërlina.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi shtoi se kriminelët e huaj të pasur, duhet të ndjejnë forcën e plotë të qeverisë. Përllogaritet se 90 miliardë stërlina, para të paligjshme, pastrohen në Britaninë e Madhe çdo vit, transmeton tch.
Rregullat e reja për pasurinë e pashpjegueshme, të ndërmarra këtë javë, do të lejojnë qeverinë të konfiskojë asete, përfshirë prona, deri sa të marrin shpjegime të besueshme. Në një intervistë, ministri britanik i Sigurisë paralajmëroi: “Ne do t’ju ndjekim, ju, pronat dhe do ta bëjmë ambientin në të cilin ju jetoni më të vështirë”. Dhjetëra shënjestra janë identifikuar tashmë sipas mediave britanike. Kohë më parë, në Britani, u shënua edhe rasti i ashtuquajtur Laundromat, një skemë në të cilën kompani të rreme, me bazë në Britaninë e Madhe, përdoreshin për të pastruar para ruse përmes bankave perëndimore.