Inspektorët bërthamorë të Kombeve të Bashkuara nuk kanë vërejtur probleme në zbatimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit, tha kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, Yukiya Amano.
Me marrëveshjen e vitit 2015, Irani është pajtuar të frenojë programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike ndërkombëtare.
“Inspektorët tanë po i kryejnë përgjegjësitë e tyre pa asnjë problem”, th Amano në margjina të një konferencë për energjinë bërthamore në Abu Dabi.
Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike që të jetë më agresive në inspektimin e objekteve në Iran.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se regjimi i inspektimit të marrëveshjes është “i dobët” dhe ka paralajmëruar se SHBA mund të tërhiqet nga traktati bërthamor me Republikën Islamike.
Por, Amano tha se “Irani është subjekt i regjimit më të fuqishëm të verifikimit bërthamor në botë”.
-
Agjencia e OKB-së raporton se Irani po zbaton paktin bërthamor
-
Irani thotë se nuk lejon inspektimet e OKB-së në vendet e tij bërthamore
-
Irani s’i ka përmbushur detyrimet bërthamore për herë të parë në 20 vjet, thotë OKB-ja
-
Irani ia ndalon IAEA-së inspektimet në uzinat bërthamore
-
Irani u kufizon qasjen inspektorëve bërthamorë