Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njofton se Koresë së Veriut, ndaj të cilës po zbatohen sanksionet ndërkombëtare, vitin e ardhshëm do t’i nevojiten të paktën 111 milionë dollarë ndihmë humanitare.
Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, në dokumentin e publikuar nga Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare të OKB-së me titull “Vështrim të Përgjithshëm Global Humanitar 2019”, thuhet se ndihma për Korenë e Veriut e cila vitin e ardhshëm synohet të dërgohet për 6 milionë njerëz, pritet të kushtojë të paktën 111 milionë dollarë.
Në dokument thuhet se parashikohet që numri i njerëzve që kishin nevojë për ndihma humanitare gjatë vitit 2018 ishte 10,3 milionë, ndërsa sanksionet po ndikojnë ndaj operacioneve humanitare.
Më tej theksohet se siguria ushqimore në Korenë e Veriut gjatë vitit 2018 është përkeqësuar për shkak të përmbytjeve dhe valës së temperaturave të larta.
-
OKB: Rreth 10 milionë koreanoveriorë kanë mungesë të theksuar ushqimi
-
Miliona njerëz të uritur në Korenë Veriore, thotë OKB-ja
-
Koreja e Jugut i ofron ndihma humanitare Koresë së Veriut
-
OKB-ja kërkon 2,8 miliardë dollarë fonde për Gazën dhe Bregun Perëndimor
-
OKB-ja kërkon 1 miliard dollarë për ta ndihmuar Turqinë