Komisioneri i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk, ka thënë se Izraeli e Hamasi kanë kryer krime lufte gjatë konfliktit në Gaza, ka raportuar BBC-ja të enjten.
Ai ka shtuar se “mizoritë” e kryera nga grupet e armatosura palestineze dhe mbajtja e vazhdueshme e pengjeve ishin krime lufte. Ai ka përmendur edhe “dënimin kolektiv” të palestinezëve nga Izraeli dhe “evakuimin me forcë të civilëve”.
Duke cituar Konventat e Gjenevës për ligjet e luftës, BBC-ja ka shkuar se këto ligje mbulojnë shumë aspekte – përfshirë rregullat “që forcat ushtarake nuk mund të sulmojnë mbi civilë dhe të plagosurit duhet të trajtohen”.
“Marrja e pengjeve është e ndaluar dhe konsiderohet si krim lufte. Ai përkufizohet si ‘konfiskim ose ndalim i një personi, i kombinuar me kërcënimin për të vrarë, për të plagosur ose për të vazhduar ndalimin”, thuhet tutje në Konventë.
Ligji i paralajmëron gjithashtu se vendet e përfshira në konflikt “nuk mund të deportojnë ose të transferojnë me forcë popullsi civile të një territori të pushtuar... përveç nëse siguria e civilëve ose arsyet e domosdoshme ushtarake e kërkojnë këtë”.
Konventa e Gjenevës përbëhet nga katër traktate dhe tri protokolle për caktimin e standardeve ligjore ndërkombëtare për trajtimin humanitar në luftë. Ky dokument daton nga Lufta e Dytë Botërore.
-
“Human Rights Watch” akuzon Izraelin për krime lufte
-
Lirimi i pengjeve dhe vrasja e qindra palestinezëve, OKB: Mund të jenë kryer krime lufte
-
OKB-ja thotë se ka dëshmi se krime lufte janë kryer edhe në Gaza, edhe në Izrael
-
Guterres për luftën në Iran: Të dyja palët mund të kenë kryer krime lufte
-
Komisioni Hetues i Kombeve të Bashkuara vlerëson se Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza